Deputetja e zgjedhur e vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka treguar se Vetëvendosje është e bindur se marrëveshja më LDK-në do të behet pasi që të dy palët janë duke punuar në këtë drejtim.
Në lidhje më propozimin si plan B të vetëvendosjes që Vjosa osmani të jetë kandidate për presidente të vendit, ajo ka thënë një gjë e tillë nuk është diskutuar asnjëherë.
“Jemi duke punuar në këtë drejtim, por natyrisht nuk mund të them më garancë se marrëveshja më LDK-në do te behet. Çështjen e Vjosa osmanit për presidente as që e kemi diskutuar ndonjëherë. Ne jemi që posti i presidentit të mos përshihet fare në marrëveshje” ka thënë Albulena Haxhiu.
Ndryshe, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij nuk ka ambicie për të marrë postin e Presidentit të shtetit.
Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se bashkëpunimi i LDK deri te Presidenti ka qenë shumë konstruktiv.
Ai ka thënë se çështjen e Presidentit nuk e ka hapur Vetëvendosje por LDK-ja.
“Nuk është e vërtetë se Vetëvendosje po kërkon postin e Presidentit. Edhe Kryeministrin ne nuk po e kërkojmë. Atë e kanë vendosur qytetarët. Ne vetëm po kërkojmë kritere”.
Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes thotë se kjo parti që nga viti 2014 ka qenë e përcaktuar për një koalicion me LDK-në.
“Gabimi i LDK-së ka qenë “Zajednica”. Unë jam i lumtur që është anuluar nga Gjykata Kushtetuese. Edhe LDK është gëzuar për një veprim të tillë nga Kushtetuesja”.Konjufca thotë se parulla “Isë Isë argat i Serbisë” nuk ka qenë qëndrim politik i Vetëvendosjes, por një parullë e një protestuesi.