Alda Klosi, këshilltarja për “Rindërtimin”, që iu vodhën mbi 500 mijë euro, me 3 shtëpi dhe toka edhe në Tiranë

Zyrtarja e shtetit Alda Klosi, në banesën e së cilës u vodhën rreth 120 mijë euro dhe bizhuteri nga pastruesja dhe djali i saj, rezulton se është pronare dhe bashkëpronare e të paktën 7 pasurive të paluajtshme, shtëpi dhe toka, si dhe e një makine.

Në dosjen e të dhënave të siguruara më herët nga “Ora Neës”, rezulton se shefja e Kabinetit të ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj në Ministrinë e Rindërtimit dhe Programit të Reformave njëherësh këshilltare pranë Këshillit të Ministrave është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2.

Po ashtu Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin i një apartamenti 72 m2 në Tiranë, si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë.

Zyrtarja e shtetit është gjithashtu bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2.

Po ashtu, Klosi ka në pronësi edhe një makinë të tipit Toyota RAV4, e vitit 2013.

Ndërkaq lidhur me veprimtarinë kriminale të pastruese Rozeta Dobi dy shtetasit L. C dhe A. D mësohet se janë dy kallëzuesit e tjerë që kanë shkuar në Komisariatin nr.2 dhe kanë bërë kallëzim.

Ata janë kontaktuar nga policia dhe kanë bërë kallëzimin pasi rezulton të jenë vjedhur.

Nga ana tjetër, Rozeta Dobi alias “Rakipllari” nga qyteti i Korçës, ka treguar në policinë e Tiranës, se të gjithë sasinë e parave që i është gjendur në banesën e saj, e ka vjedhur pikërisht në banesën e ish-drejtoreshës së Kabinetit të ministrit të rindërtimit dhe ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gruaja në cilësinë e pastrueses ka treguar se sasinë e eurove e ka marrë nga kasaforta e Alda Klosit, dhe këtë veprim e ka kryer në shenjë hakmarrje për të pasi e kishte shumë inat.

Dëshmia e Rozetës, ka hedhur poshtë pretendimet e Alda Klosit, se lekët i kishte kursime nga puna dhe emigracioni i babait të saj, me qëllim kurimin e xhaxhait të saj në SHBA.

Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim kryesisht për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mos deklarim të pasurisë” pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive në Tiranë.

Alda Klosi, këshilltarja për "Rindërtimin", që iu