Aktori Alec Baldwin ka folur pas incidentit me armë që ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, ku ka vdekur drejtoresha e fotografisë së filmit, Halyna Hutchins.
63-vjeçari dhe gruaja e tij, Hilaria Baldwin, kanë folur për paparacit të shtunën në Vermont, pasi atje familja e tij është duke pushuar pas të gjitha zhvillimeve.
Baldwin ka thënë se e ndjera ishte shoqja e tij, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
“Ditën që mbërrita në Santa Fe për të filluar xhirimet, i çova në darkë Halynan dhe Joel, regjisorin e filmit. Ne ishim një ekip shumë i mirë, shkonim shumë mirë së bashku, dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme”.
Ai gjithashtu tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshortin e të ndjerës, Mattheë Hutchins, dhe djalin e saj nëntë vjeçar Andros me të cilët kanë ngrënë drekë javën e kaluar.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të dhe familjen e tyre, sepse jemi të brengosur për ata”,ka thënë Baldwin.