POLITIKE

Alicia Kearns dhe Michael Roth reagojnë ashpër pasi Vuçiq dekoroi ambasadorin rus: Pështyu vlerat evropiane

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya me  Urdhrin e Flamurit Serb.

Këtë akt Vuçiq e ka bërë në shenjë falënderimi për qëndrimin e Rusisë ndaj rezolutës së OKB’së për Srebrenicën. Rusia ka kundërshtuar rezolutën për gjenocidin e Srebenicës 1995.

Ky veprim ka nxitur reagime të ashpra.

Jakub Bielamowcz nga Institute of New Europe, ka shkruar në “X”, se ambasadori rus e mori këtë nderim si një lloj shpërblimi për votën ruse kundër shpalljes si gjenocid të asaj që ndodhi në Srebrenicë 29 vjet më parë.

“Në #UNGA79 në Nju Jork, presidenti i Serbisë Vuçiç dekoron ambasadorin rus në OKB Vasily Nebenzya me Urdhrin e Flamurit Serb, nderimi më i lartë i vendit, pasi votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin e Srebrenicës në 1995 nga forcat nacionaliste serbe”, ka shkruar ai.

Deklarimi i tij mori reagim edhe nga deputeti i bundestaugt gjerman, Micheal Roth, i cili ka reaguar ashpër kundër këtij veprimi të Vuçiqit, duke përmendur edhe shprehje eksplicite, si protestë ndaj lojërave të Vuçiq.

“Dhënia e një urdhri të lartë të Serbisë përfaqësuesit të një regjimi terrorist nuk është thjesht një provokim i lirë. Është një tjetër goditje në b’thë të BE-së, një pështyrje mbi vlerat e Evropës Qendrore: paqen, pajtimin, lirinë dhe demokracinë. Ne nuk duhet të mësohemi kurrë me atë m’t”, ka shkruar ai.

Reagimi erdhi edhe nga deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila ka kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar që të protestojnë tek ambasadorët serbë.

“Kjo është e pabesueshme– shpresoj që Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët do të protestojnë tek ambasadorët serbë”, ka shkruar ajo.

Pikërisht, sot është njëvjetori i sulmit terrorist në Banjska, nga e cila Serbia nuk ka marrë asnjë ndëshkim, gjë e theksuar vazhdimisht nga deputetja Kearns./ Gazeta Express

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago