POLITIKE

Aliu i ‘VV’: Jo taksë,me Serbinë do flasim ndryshe! S’e duam flamurin kosovar, do punojmë për bashkimin kombëtar

Heqja e taksës me Serbinë, fillimi i negociatave, por të udhëhequra nga Albin Kurti (nëse zgjidhet si kryeministër) si dhe Bashkimi Kombëtar! Ky është ndryshimi që pritet të ketë në Kosovë, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Një qëndrim i tillë është konfirmuar nga një nga themeluesit e kësaj partie, anëtar në kryesi, Liburn Aliu. I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Ali teksa hodhi akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi se po bën pazare me Serbinë, ai tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë me Albin Kurtin , i cili do të marrë në dorë “frerët e negociatave” nëse zgjidhet si kryeministër, teksa paralajmëroi se “me Beogradin do të ketë një gjuhë ndryshe”. Aliu foli për reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, duke iu përgjigjur vendimeve të tyre në raport me Kosovën në masën e duhur, që nënkupton edhe heqjen taksës së mallrave me Serbinë.

Për një nga themeluesit e ‘Lëvizjes Vetëvendosje’, Liburn Aliu, marrëdhënia Kosovë-Shqipëri është më tepër simbolike se konkrete. Kjo sipas tij, do të marrë fund me ‘Vetëvendosjen’ në pushtet, ku theksoi se do të punohet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ka shumë marrëveshje që janë nënshkruar Shqipëri dhe Kosovë dhe ka shumë marrëdhënie që duhet të bëhen. Kanë qenë më shumë simbolike, spektakël, konkretisht ka qenë shumë e varfër. Kosova gjithmonë është varë nga Shqipëria, por edhe Kosova mund të japë shumë për Shqipërinë. Të gjitha barrierat që kemi me Shqipërinë duhet të thyhen. Pse patatja duhet të hidhet në lumë, apo pagesa në doganë e rrugë…këto duhet të hiqen. Ne nuk jemi pajtuar me Plani i Ahtisarit, me Kushtetutën e Kosovës dhe ne synojmë që këto të ndryshohen. Kemi ideale bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Asnjë veprim nuk e bën me këtë ideal. Çdo punë e jonë në sinkron me këtë synim. Synojmë një kombëtare, një flamur. Nuk kam pse ta dua flamurin e Kosovës, por do e respektojmë ligjërisht. Të themi se do të mbyllemi në shtetin e Kosovës dhe nuk do të bashkohemi kurrë, nuk do e kemi këtë mendim. Ndoshta sot është e pamundur që të bëhet një gjë e tillë. Të bëjmë propagandë të duam një flamur që na imponon dhe nuk ka të bëjmë me identitetin kombëtar, nuk e bëjmë. Ndërkombëtarët na kanë bërë që të jemi të ndarë, por nuk kemi pse të ndalojmë së menduari se do të bashkohemi me Shqipërinë”, tha Aliu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago