Korrespodenti i Wall Street Journal, Yaroslav Trofimov, ka postuar në Twitter një video e cila u publikua në Telegram nga udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov.
Ndërsa luftimet në Mariupol vazhdojnë midis ukrainasve dhe rusëve, videoja, e cila tashmë po bën xhiron e internetit, tregon luftëtarët duke pozuar dhe duke mbajtur flamuj, ndërsa pas tyre shihen rrënojat e një qyteti ortodoks.
Sipas tyre qyteti i themeluar dikur nga grekët që ikën nga Perandoria Osmane u “çlirua” nga banorët e tij nga milicitë çeçene të Putinit.
“Sipas thirrjeve të Allahut Akbar, qyteti i themeluar dikur nga grekët që iknin nga Perandoria Osmane u “çlirua” nga banorët e tij nga milicitë çeçene të Putinit. Çfarë kthesë e historisë”, ka shkruar Trofimov.
Russia's "liberation" of Mariupol looks like this, according to Ramzan Kadyrov's Telegram channel pic.twitter.com/3iAhVqPnZJ
— max seddon (@maxseddon) April 21, 2022