LAJME

“Alo, më kanë rrëmbyer”- RENEA me litarë në banesë, zbardhet ngjarja në Astir. 4 djem dhe 3 vajza mes armëve dhe kokainës

Për ngjarjen e një dite më parë në Astir, ku pasi një vajzë alarmoi Policinë se ishte rrëmbyer dhe u desh ndërhyrja e forcave RENEA për ta nxjerrë nga banesa, policia ka shpallur në kërkim 4 djem, të cilët kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja në fjalë. Mësohet se personat në fjalë janë nga Vlora dhe janë me precedent të mëparshëm kriminal.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Joni Sadikaj, është i dashuri i vajzës, dhe një nga djemtë e shpallur në kërkim.

Në vitin 2017, Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë është arrestuar në Kavajë për tentativën e transportimit të 1.3 tonë kanabis drejt Italisë. Në atë kohë, ai është hetuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë një vit më parë ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Vajza, në dëshmi, pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë te shtëpia me djemtë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë.

Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin prej djemve me pistoletë me pistoletë dhe ka njoftuar blutë. Aktualisht, në pyetje po merret njëra prej vajzave që kanë qenë brenda apartamentit, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

21 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

24 orë ago