Një alpinist, i cili u zhduk në malet e largëta të Kalifornisë, u gjet i gjallë pas 10 ditësh, pavarësisht se nuk i tha askujt se ku po shkonte.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lukas McClish, 34 vjeç, ishte nisur për një shëtitje tre-orëshe nëpër Parkun Shtetëror Big Basin Redwoods në Boulder Creek më 11 qershor, pasi ai vizitoi një mik.
Lukas nuk i tha askujt se ku po shkonte dhe kishte marrë vetëm disa furnizime sepse kishte planifikuar të dilte vetëm për pasdite.
Madje, ai as që u mundua të vishte një këmishë.
McClish, një alpinist me përvojë tha se ishte ‘i habitur’ që humbi – dhe kaq shpejt.
Alarmi u ngrit nga prindërit e tij vetëm kur ai nuk arriti të vinte për drekë më 16 qershor – pesë ditë pasi u nis.
Përpara se të shpëtohej më 20 qershor, ai kaloi nëntë netë e 10 ditë – pa këmishë – duke kërkuar ushqim për veten e tij ndërsa pinte ujë nga përroi, hëngri manaferrat e egra dhe flinte mbi gjethe të lagura.
Gjërat u përkeqësuan në ditën e tetë kur ai u përball me hipotermi dhe rrëshqiti ndërsa po kalonte një hapësirë shkëmbore.
Kështu vendosi të bërtiste: ‘Ndihmë, ndihmo, unë jam këtu’ për rreth 48 orë përpara se disa nga 300 njerëzit që po e kërkonin ta dëgjonin.
Një dron u dërgua dhe ai u gjet shpejt me ndihmën e një qeni nuhatës.
Dhe çuditërisht atij iu desh vetëm një natë në spital para se të kthehej në shtëpi te familja e tij, e cila e kishte pritur në buzë të pyllit kur ai u shpëtua.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…