POLITIKE

Alternativa bojkoton ditën e pavarësisë së Kosovës, te turqit në rendin e parë

Ndryshe nga mungesa e mbrëmshme me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 29 tetor vitin e kaluar – në pritjen me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Turqisë, lideri i Alternativës, Afrim Gashi kishte marrë pjesë i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hysni Ismaili. ““Unë nuk mund askënd ta detyroj të vij me zor. Ne ju kemi bërë ftesë dhe çështje e tyre është nëse marrin pjesë…”, thotë për KOHA, ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj

Shkup, 14 shkurt – Kreu i partisë Alternativa, parti kjo në koalicion qeveritar, kur janë pyetje pritjet e Ambasadës së Turqisë – rreshtohet të parët, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës – në pritjen e ambasadës së Republikës së Kosovës me rastin e 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë, asnjë zyrtarë nuk u pa aty. Partia e Afrim Gashit, edhe pse kishte pasur ftesë zyrtare, nuk ishte përfaqësuar në nivele sikurse partitë tjera.

E pranishme ishte edhe ambasadorja e SHVA-ve, Kejt Bërns

Nga kjo parti i pranishëm në këtë pritje ka qenë Arjan Asllani, drejtor i shtëpisë Përkujtimorë “Nënë Tereza”- Shkup. Por nga Ambasada e Kosovës thonë për gazetën KOHA se Asllani ka qenë i ftuar si drejtor i Shtëpisë Përkujtimore “Nënë Tereza”, sikurse drejtorë tjerë të institucioneve publike, dhe jo si personalitet politik.

Ziadin Zela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët

“Unë nuk mund askënd ta detyroj të vij me zor. Ne ju kemi bërë ftesë dhe çështje e tyre është nëse marrin pjesë. Për mos prezencën e tyre duhet t’i pyesni ata. Kabineti im i ka ftuar të gjithë. Për ne, të gjitha partitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të njëjta pa marrë parasysh a janë në pushtet, në opozitë, a janë parti të mëdha, apo të vogla. Ne nuk bëjmë asnjë dallim. Të gjitha partitë politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë qenë të ftuara. Kanë qenë të mirëseardhura dhe janë të mirë se ardhur. Ne si ambasadë nuk i shikojë përkatësitë partiake, as fetare dhe as etnike. Ne e përfaqësojmë shtetin e Kosovës në mënyrë dinjitoze dhe secili është i mirëseardhur kurdoherë”, deklaroi për gazetën KOHA, Gjergj Dedaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Shkup.

Muhamed Zekiri, nënkryetar dhe deputet i LSDM-së

Në anën tjetër, nga Alternativa – edhe pse pranojnë se kanë pasur ftesë për pjesëmarrje, prezencën e tyre e arsyetojnë me pjesëmarrjen e drejtorit të Shtëpisë Përkujtimore “Nënë Terezë”, Arjan Asllani, edhe pse ai ka qenë i ftuar si drejtues institucioni. “Kemi pas ftesë. Në pritjen e Ambasadës së Kosovës ka pasur përfaqësues të Alternativës. Arjan Asllani, drejtor i Shtëpisë Përkujtimore ‘Nënë Tereza’ ka qenë i pranishëm”, deklaroi për KOHA, Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativës.

Deputetët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Rexhail Ismaili. I pranishëm ishte edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi

Por, ndryshe ishte më 29 tetor – në pritjen me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Turqisë. Nën patronazhin e ambasadores turke në Shkup, Tulin Erkal Kara, atëkohë në pritje kishin marrë pjesë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga ministri aktual i Kulturës, Hysni Ismaili, ndërsa kishte edhe ministra, deputetë, politikanë, myfti, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke në vend, biznesmenë, kryetarë komunash, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

GJERGJ DEDAJ
“Për mos prezencën e tyre duhet t’i pyesni ata. Kabineti im i ka ftuar të gjithë. Për ne, të gjitha partitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të njëjta pa marrë parasysh a janë në pushtet, në opozitë, a janë parti të mëdha, apo të vogla. Ne nuk bëjmë asnjë dallim. Të gjitha partitë politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë qenë të ftuara. Kanë qenë të mirëseardhura dhe janë të mirë se ardhur. Ne si ambasadë nuk i shikojë përkatësitë partiake, as fetare dhe as etnike”

Në ndërkohë, për dallim prej zyrtarëve të lartë të partisë së Gashit, në pritjen mbrëmshme të ambasadës së Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë kanë qenë të pranishëm eksponentë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, PDSH-së së Menduh Thaçit, si dhe liderët e dy partive opozitare ASH dhe BESA, Ziadin Sela e Bilall Kasami. (koha.mk)

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili në pritjen e organizuar nga Ambasada e Turqisë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago