POLITIKE

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Nuk ka asnjë projekt të qeverisë amerikane për gazsjellësin në Kosovë

Këtë të premte ka vazhduar debati për gazin amerikan që raportohej se i është ofruar Kosovës. Në një përgjigje nga Ambasada Amerikane, thuhet se nuk ka asnjë projekt të lidhur me qeverinë amerikane në shqyrtim për të sjellë gazin amerikan në Kosovë.

“Nuk ka asnjë project në shqyrtim të lidhur me qeverinë amerikane për të sjellë gazin amerikan në Kosovë. Megjithatë, Qeveria e Kosovës dhe Korporata Financiare e Mijëvjeçarit po shqyrtojnë një projekt të propozuar si pjesë e një serie propozimesh për një kompakt të ri që do të ndihmonte Kosovën në lidhjen me një tubacion ekzistues të transmetimit të gazit natyror në Maqedoninë e Veriut. Shumica e financimit, megjithatë, do të vinte nga fondet e BERZH dhe WBIF. Diskutimet janë duke vazhduar nëse Qeveria e Kosovës do ta mbështesë këtë propozim”, tha zëdhënësi e Ambasadës së ShBA, Eric Brassil, për Gazetën Online “Reporteri.net.

Tutje në përgjigjen e Ambasadës Amerikane sqarohet fokusi që do të mund të kishte projekti i tubacionit amerikan të gazit duke renditur 4 ndikime kryesore në ekonominë e Kosovës.

Në përgjigjen e Brassil për Reporteri.net thuhet se infrastruktura jo adekuate energjetike pengon zhvillimin e fuqishëm ekonomik të Kosovës duke përmendur kostot e furnizimit elektrik me qymyr, i cili sipas Ambasadës së ShBA kufizon konkurrencën.

Ndërkaq projekti i diskutuar nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës Financiare të Mijëvjeçarit do të ndihmonte në tranzicionin drejt elektricitetit larg nga pordhimi me thëngjill.

“Projektet e propozuara fokusohen në zbutjen e shkaqeve rrënjësore të kufizimit të energjisë në Kosovë, ndërsa sigurojnë ndihmë plotësuese për sektorin e energjisë, si dhe mbështetjen e një tranzicioni të drejtë, larg nga prodhimi i thëngjillit me intensitet të lartë të karbonit. Megjithëse nuk është një kufizim detyrues, mungesa e pjesëmarrjes së grave në ekonomi trajtohet gjithashtu në këto projekte dhe është kritike për aftësinë e grave për të përfituar nga një Marrëveshje MCC.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

13 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago