FOTO&VIDEO

Arrestimi për fajde i ish-komandantit të UÇK-së, zbulohet shuma e parave të sekuestruara

Gjashtë persona janë arrestuar si të dyshuar për fajde, në rajonin e Pejës dhe të Gjakovës. Në mesin e tyre edhe ish-komandanti i brigadës 133, Azem Veseli.

Lidhur me këtë aksion, Policia ka dhënë më shumë detaje përmes raportit 24-orësh të premten.

FAJDE & DETYRIM & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Pejë (NN) 15.09.2021 – 13:00. Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura në dy lokacione në flagrancë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit te të dyshuarit janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 3300 (tremijë e treqind) euro para të gatshme, dy pistoleta, një pushkë e gjuetisë, 89 fishek, dy vetura si dhe dokumente të ndryshme relevante për rast. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

FAJDEJA

Pejë, 12.09.2021 – 13:00. Me datën 16.09.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër të dy kosovarë nën dyshimin se kishin kryer veprën e cekur për të cilin rast kishte raportuar viktima mashkull kosovar. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, Rasti vazhdon të hetohet.

FAJDE & DETYRIM

Gjakovë (NN) 16.09.2021 – 14:00. Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura në flagrancë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë arrestimit te i dyshuari janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 10.000 (dhjetëmijë) euro para të gatshme, një veturë dhe një telefon. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

18 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

35 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago