Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier dhe bashkëshortja e tij, janë parë sot në një prej lokaleve të zakonshme të kryeqytetit.
Siç ka shkruar Venhar Isufi, i cili e ka publikuar fotografinë, ata kanë qenë duke ngrënë qebapë në njërin prej lokaleve në sheshin “Ibrahim Rugova”.
“Çfarë shembulli i mirë, ambasadori amerikan Jeff Hovenier me bashkëshorten e tij duke ngrënë qebapa në sheshin ‘Ibrahim Rugova’. Thjeshtësia e tij duhet të rëflektojë edhe te politikbërësit e vendit tonë”, ka shkruar Isufi në komentin sipër fotografisë.