Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka ironizuar me një postim të kryeshefit të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi.
Selimi në llogarinë e tij në Twitter ka postuar disa të dhëna se Gjermania do të rrisë edhe më shumë numrin e lejeve të punës për qytetarët nga Ballkani.
“Përmbledhje: Gjermania do të rrisë edhe më shumë numrin e lejeve të punës për Ballkanin. 56% e kompanive gjermane ankohen për mungesë të stafit. 100,000 banorë që largohen nga Ballkani Perëndimor çdo vit”, ka shkruar Selimi në rrjetin social ‘Twitter’ duke iu referuar artikullit të Al-Jazeera Balkans.
Heldt i ka replikuar Selimit, duke theksuar se ai nuk i ka këto informacione për shtetin e tij – Gjermaninë.
“Gjithmonë është kënaqësi për të mësuar për vendin tim, unë nuk i kam këto informacione. Por me siguri keni burime më të mira për Gjermaninë sesa unë”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Ndërsa, Petrit Selimi u përgjigj se shkrimi paraprak i tij ishte marrë nga Al Jazeera.
“Unë thjesht po ripostojë dhe po përmbledhi një artikull i cili është bashkangjitur në Twitterin tim nga AlJazeera, i nderuar ambasador”, iu përgjigj Selimi ambasadorit gjerman.
Jo vetëm kaq, Selimi në një replikë tjetër ka thënë se pret kërkimfalje nga ambasadori Heldt.
“Nëse Heldt mendon se AJBallkans po gënjen, ai mund të reagoj ndaj tyre, e jo të më kthejë mua një përgjigje fyese dhe cinike të padenjë për një diplomat. Isha i qartë në citimin e një burimi të tretë. Pres kërkimfalje”, i ka replikuar Selimi në twitter ambasadorit Heldt.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…