Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka përshëndetur zgjedhjen e Peter Beyer raportues për Kosovën në Këshillin e Ministrave.
Heldt përmes profilit të tij në Twitter ka shkruar se zgjedhje e Beyer është lajm i shkëlqyeshëm.
“Kjo është me të vërtetë lajm i shkëlqyeshëm. Përgëzimet dhe urimet më të mira për Peter Beyer për këtë detyrë të rëndësishme. Ai e njeh Kosovën dhe rajonin mirë. Gjithë të mirat”, ka shkruar ambasadori Heldt.
That is really excellent news! Congrats and very best wishes to @Peter_Beyer in this important function. He knows #Kosovo and the region well. Alles Gute! https://t.co/ndqUvbgPyF
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) November 14, 2019
Deputeti gjerman i partisë së kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, sot është zgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, duke mposhtur kështu në këtë garë ish-spiunin rus, Aleksander Kondatrijev.
Zgjedhjen e tij në këtë post e kanë përshëndetur edhe nga vetë Këshilli i Evropës.