Gjatë ditës së martë profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë Hatixhe Latifi-Pupovci u sulmua nga gjinekologu Arsim Gashi. Krejt situata ndodhi si pasojë e një provimi që Pupovci e kishte mbajtur me studentët e lëndës së saj.
E në këtë provim nuk kishte arritur që të kalojë djali i gjinekologut kosovar Arsim Gashi.
Pak orë pas sulmit u deklaruar për të dytën herë profesoresha Hatixhe Latifi-Pupovci.
Ajo ka thënë se nuk ka dhunë që e sprapsë nga parimet e saj dhe se nota e lëndës së Fiziologjisë të cilën e ligjëron ajo, nuk do të merret pa meritë qoftë edhe nga fëmijët e kolegëve të saj mjekë.
“Ju falënderoj shumë për përkrahjen morale që po me jepni me reagimet e juaja ndaj një gjesti të shëmtuar e qyqar! Nuk ka dhunë që më sprapsë nga parimet e mia, as grushti e as plumbi! Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi. Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj ‘nesër’”, ka shkruar Latifi-Pupovci.
Ajo u sulmua dje nga gjinekologu Gashi pasi e kishte rrëzuar nga provimi djalin e tij. Gashi është shoqëruar dje në Policinë e Kosovës.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…