POLITIKE

Ambasadori gjerman për vizat: Kjo është punë e kryer

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka folur për vendimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së që t’i japin dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Rohde tha se sot është ditë e mirë për Kosovën, derisa përsëriti se është ambasadori i fundit gjerman që do ta pyesim për liberalizimin e vizave.

“Mendoj se është ditë e mirë për Kosovën, por po ashtu dhe për BE-në, në veçanti edhe për Gjermaninë, meqenëse kemi një seksion shumë të madh për viza dhe i kuptoj njerëzit kur janë skeptik, sepse kanë kaluar disa vite me këtë vonesë dhe për ne gjithmonë ishte një vendim që është dashur të merrej kahmoti, por do të fillojë më së largu me 1 janar 2024, që i bie edhe një vit, megjithatë tani shkon drejtpërdrejt drejt negociatave me Parlamentin Evropian, ndërsa Parlamenti Evropian është edhe më shumë për vizat, sesa siç e dini disa shtete anëtare deri më tani. Kështu që jam i bindur ta them siç e kam thënë para pak kohësh në një emision se jam ambasadori i fundit gjerman pa liberalizim të vizave dhe shpresoj se jemi në fund”, tha Rohde në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai shtoi se procesi i liberalizimit të vizave nuk lidhet me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa u shpreh i bindur se vizat tashmë janë punë e kryer.

“Çështja e vizave nuk lidhet me dialogun. Ne e duam liberalizimin e vizave dhe dua të ua jap një shembull, nëse një biznesmen do të shkojë në një panair në Gjermani ose ndonjë vend tjetër evropian, për neve është një pengesë për të rritur marrëdhëniet tregtare dhe jam me të vërtetë i bindur se kjo tani është vendosur nga 27 ambasadorët e BE-së edhe është punë e kryer”, deklaroi Rohde.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

10 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

15 orë ago
  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

18 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

18 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

19 orë ago