Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund e ka vlerësuar pozitivisht diskutimin e organizuar për Asociacionin nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë.
Megjithatë, sipas tij edhe shumë gjëra kanë mbetur pa u sqaruar për këtë mekanizëm, ndërsa ka theksuar se Asociacioni nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive.
Duke folur për zërat që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë organizim sikur i Republikës Serbe në Bosnje, ai ka thënë se krahasimi nuk është i duhur.
“Përqindja e popullsisë se serbëve ne Bosnje është e pakrahasueshme me përqindjen e serbëve në Kosovë. Edhe unë pajtohem që nuk duhet ketë një entitet të ndarë që mund ta sfidojë Qeverinë. Pra po e bëj të qartë nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive. Në shumë vende të Evropës ka komunitete të vogla të cilat nuk kanë fuqi ekzekutive. Ka disa shembuj të mirë për këtë çështje”, ka shtuar Westerlund në një intervistë për Teve1.
Tutje ai ka shtuar se në këto lloj negociatash, asnjëra palë nuk merr atë që do.“Asnjëra palë nuk do ta marrë atë që do pasi këto janë negociata”, ka shtuar Westerlund.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…