Kështu ka thënë ambasadori rus në Beograd Aleksandar Harçenko, duke folur rreth çështjes së Kosovës, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.
Në shumë raste kemi nënvizuar para së gjithave se duhet të analizohet qëndrimi i ShBA-ve rreth Kosovës dhe bisedimeve, ka thënë ai duke shtuar se “tash për tash nuk shohim ndryshim në këtë qëndrim që do sillte rats për dialog, të dërguarit special dhe emërimi i tyre janë vetëm atribute të jashtme”.
Kështu ka komentuar për “Novosti”, ambasadori rus Harçenko vendimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donalt Tramp që si të dërguar special për “bisedime paqësore” të Beogradit dhe Prishtinës të emëroj Riçard Grenel, që obligimin e ri do ta kryej paralel me funksionin e ambasadorit të ShBA-ve në Gjermani.
Vendosja e “Trampit të vogël” si e quajnë Grenel në rrethet diplomatike, më së shumti për shkak të stilit të tij politik “eskavator” të ngjashëm me stilin e presidentit amerikan – ka ardhur vetëm një muaj pasi zëvendës sekretari i shtetit të ShBA-ve Metju Palmer u emërua si përfaqësues për Ballkanin Perëndimor me detyrë që të zhbllokoj dialogun e Beogradit dhe Prishtinës.
Në pyetjen nëse me këtë hap të Shtëpisë së Bardhë po zvogëlon rolin e BE-së në procesin e bisedimeve, a do të emëroj të dërguar special për dialog edhe Moska zyrtare dhe kush do të mund të ishte ai, ambasadori Harçenko tha:
“Sa i përket BE-së, Brukseli vetë e ka zvogëluar rolin e vetë, duke lejuar Prishtinën që të bllokoj marrëveshjet e arritura më herët, që të vendos taksa dhe që pa u dënuar ka bërë gjithçka për shkatërrimin dhe stagnimin e dialogut. Nëse ka dëshirë për vazhdimin e dialogut, duhet të merret parasysh kërkesa të drejta të Beogradit. Kjo është pyetje që nxit një vëmendje të klasit të parë.