Nën organizimin e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përkrahu nga zyra e Kryetarit të Komunës së Deçanit, sot në një ceremoni rasti, titulli “Krenaria e kombit shqiptar” i është dorëzuar Ambasadorit William Walker.
Kryetari i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj ka vlerësuar rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish-presidenteve Willson, Truam, Bushi i vjetër, Clinton dhe Bushi i ri.
“Andaj, mirënjohja dhe respekti i madh, për gjitha ngjarjet historike të viteve të fundit që kanë ndodhur në vendin tonë, janë fuqishëm të lidhura me emrin e Ambasadorit William Walker”, tha Imeraj duke shtuar se duke e vlerësuar lartë kontributin Ambasadori Walker për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, sot u nderohet me titullin “Krenaria e kombit shqiptar”.
Kryetari i nderit të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Selim Lokaj tha se kur një popull e harron historinë, ajo i përsëritët. “Andaj, shqiptarët asnjëherë nuk e harrojnë të kaluarën, por e kaluara jonë na shërben për të ndërtuar rrugën e sigurte të ardhmes. Kur të tjetër mundohet të mohojnë apo të fshehin gjenocidin që është kryer në Kosovë, ata gabohen”, tha Lokaj.
Ambasadori Walker falënderoi Lidhjen e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” për nderin dhe ceremoninë e organizuar për të.
“Nuk është hera e parë që kam ardhur në Deçan dhe jam i nderuar gjë jem këtu nga zyrtarë të ndryshëm. Kur flasin për Kosovën nuk është lehtë për mua të harroj dhe nuk jam shumë i përfshirë në atë që ndodhë këtu. Jam i turpëruar që pas 21 viteve që vi këtu dhe nuk i njoh shumë gjuhën shqipe di vetëm, mirëdita dhe faleminderit. Në 21 vitet e fundit kanë mësuar të flasin anglisht dhe dje në Reçak mijëra, mijëra njerëz, dhe fëmijë të vegjël kur më pyesnin për një foto me mua të gjithë flisnin anglisht. Dëshiroj të ju falënderoj në emër të Clintonit për respektin që keni për të”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj pasi që falënderoi Ambasadorin Walker për prezencën e tije në Deçan, tha se ai është shndërruar në figurë të paqes dhe promovues i lirisë në botë.
Titullin “Krenaria e kombit shqiptar”, Ambasadorit Walker ia dorëzuan kryetari i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan Shkodran Imeraj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…