Shenjat e parë se një vaksinë mund ta përgatisë sistemin imunitar të njerëzve për të luftuar koronavirusin, u raportuan nga një kompani në Shtetet e Bashkuara.
Moderna tha se antitrupat neutralizues janë gjetur në tetë personat e parë që kanë marrë pjesë në testim.
Kompania po ashtu tha se reagimi imunitar ka qenë i ngjashëm te njerëzit e infektuar me virusin aktual.
Testime më të mëdha për të parë nëse vaksina në të vërtetë mbron nga infeksioni, pritet të fillojnë në korrik.
Puna për krijimin e një vaksine kundër koronavirusit është duke u zhvilluar me një shpejtësi të paparë – rreth 80 grupe në të gjithë botën janë duke bërë përpjekje.
Moderna është e para që teston një vaksinë eksperimentale, të quajtur mRNA-1273, në njerëz.
Vaksina është një copëz e vogël e kodit gjenetik të koronavirusit, që injektohet te pacienti.
Ajo nuk ka kapacitet të shkaktojë infeksion ose simptoma të koronavirusit, por është e mjaftueshme për të nxitur reagime nga sistemi imunitar.
Testimet e vaksinës, të udhëhequra nga Instituti për Alergji dhe Sëmundje Infektive i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, treguan se ajo çon në prodhimin e antitrupave që mund të neutralizojnë koronavirusin.
Megjithatë, testimi është bërë vetëm në tetë njerëzit e parë, nga 45 sish.
Koronavirusi ka prekur mbi 4.7 milionë njerëz në gjithë botën, ndërsa ka vrarë afro 317 mijë.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…