Në përvjetorin e 21-të të zhdukjes së profesorit Ukshin Hotit)
Në përvjetorin e 21-të të zhdukjes së profesorit Ukshin Hotit, Hashim Thaçi derdh lotë krokodili. Frazeologjizmat dhe patriotizmat dalin të jenë tragjikomike. Hoti gjatë gjykimit të tij, më 27 shtator 1994 tha: “Në paraburgosjen time ka gisht edhe një pjesë e LDK-së”. Ai mu falënderua për raportimin tim në gazetë. Mbrojtësi i Hotit, avokati dr. Hysni Bytyçi përgjaket në banesën e tij në Beograd, më 16 mars 2000. Britania e Madhe i jep azilin politik. Alfred Dreyfusin e shpëtoi nga ishulli i djallit shkrimtari francez Emil Zola, më 1898. Atëbotë Parisi brohoriti “Viva la justice” (Rroftë drejtësia).
Tjetër është Franca, tjetër Serbia armike.
Nga Agim MUHAXHERI/ Kaçanik
Para 21 vjetësh, më 16 maj 1999, në ditën e lirimit nga burgu, rrëmbehet profesori Ukshin Hoti. Mbahet ai 5 vjet brenda grilave në burgje të Mitrovicës së Sremit, Nishit dhe së fundi në Duvravë të Istogut. Dhe koincidenca, më 16 maj 1994 – paraburgoset, më 16 maj 1999 – “lirohet” – zhduket.
Krijesat kriminogjene e rrëmbejnë nga burgu i Dubravës, më 16 maj, ditën e diel! Zhduket profesori Hoti pa dokë e nishan. E rrëmbejnë njerëzit e kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviqit.
Ditën e përvjetorit dalin në skenë politikanët. Kukasin, derdhin lotë krokodili për profesorin. Nuk mungojnë as elozhet që ia bënë… Njëri nga ata që derdhi lotë krokodili ishte Hashim Thaçi.
E kujtoi ky profesorin Hoti për kapuç të madh. Këtij nuk iu ndie zëri në dialogun me Aleksin e Serbisë në Bruksel. Për të, Hoti dhe shumë të pagjetur tjerë, ishin cikërrimë, ngase u mor me çështje “më madhore” ! Frazeologjizmat dhe patriotizmat e tij dalin të jenë tragjikomike dhe karikaturë e kohës.
Zhdukja e Hotit dhe likudimi i intelektualëve tjerë, dr. Fehmi Aganit, dr. Bardhyl Çaushit, profesorit të së drejtës romake, avokatit Bajram Kelmendit, i ekzekutuar bashkë me dy fëmijët e tij – më 24 mars 1999, s’ishte rastësi, vrasja në mënyrë më makrabre e. profesorit Latif Berisha nga paramilitarët serbë në shtëpinë e tij në Mitrovicë e shumë raste të tjera të ngjashme
Bajram Kelmendi ia theu qafën Milosheviqit në Gjykatën e Hagës. Kundër tij bëri kallëzimin penal për gjenocidin ndaj shqiptarëve. Por, siç doli më pas, kallëzimi penal i kushtoi me kokë…
E kam ndjekur procesin e profesorit Hoti në Gjyqin e Prizrenit, më 27 e 28 shtator 1994. Ditën e parë të seancës, profesori në gjykatore tha:
“Në burgosjen time ka gisht edhe një pjesë e LDK-së”. Këtë deklaratë e përmendi në raportin tim për gazetën “Bujku”.
Kisha parandjenjë se kjo deklaratë do të cenzurohet. Parandjenjën ia kam shprehur kolegut tim Veli Bytyçit…
Ashtu ndodhi.
Redaktorët bëjnë cenzurën, e heqin deklaratën…
Të nesërmën, në gjykatore, bëj bisedën me profesorin.
Atij i them:
– Profesor, e ke lexuar raportin e gjykimit në gazetë ?
id=”pa_1x1_psbk_1589881870154″
– Po. Ishte i shkëlqyeshëm. Kam vetëm një vërejtje. Nuk e ke përmendur se unë kam thënë se në paraburgosjen time ka gisht edhe një pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
– Unë e kam përmendur këtë, por redaksia, nuk e di pse, ka bërë cenzurë !, i thash profesorit.
– Të falenderoj… Ti s’ke faj ! – Megjithëkëtë, ke treguar të vërtetën për procesin.
Pas shpalljes së aktgjykimit, dënimit me 5 vjet burg, profesori Hoti iu drejtua publikut: “Ju qofshin për hajr republikat e bashkuara shqiptare. Republika e Kosovës, deshëm s’deshëm, do të jetësohet…”.
Nga notesi im shkëpus atë çfarë ndodhi brenda e jashtë gjykatores. Jashtë gjykatores, në oborr, prisnin më tepër se 300 të interesuar.
Në gjykatore ishin të pranishëm i biri i profesorit, Andini 8 vjeç dhe nipi Etriti 15 vjeç. Para se të nis seanca Andini (ish-deputet) hidhet në përqafim të babait të tij. Sken; emocionuese. Ndërkaq, pas dy orë e gjysmë me kërkesën e gjykatëses Nada Haxhiperiq gardiani i largoi këta nga gjykatorja me arsyetim se ishin të mitur.
Trupi gjykues ishte në përbërje të Nada Haxhiperiqit dhe dy asistentëve të saj – porotët Ajvaz Xhaferi, i përkatësisë myslimane dhe Jovan Delimaniq.
Ukshin Hotin e mbronin pesë avokatë. Njëri nga ta, dr. Hysni Bytyçi ishte më luftaraku. Ky nuk e la vet klientin e tij. E bëri luftën në burgje. I njoftoi zyrtarët më të lartë serbë. Më 28 prill 1999 shkëputet lidhja me klientin e tij. Kontaktin e fundit e ka pasur me sekretarin e atëhershëm të Ministrisë së Drejtësisë për Kosovë, Jovica Jovanoviqin, ish – prokurorin e Prishtinës. Ky i ka kumtuar lajmin për lirimin e Hotit.
Më 16 mars 2000, avokati Hysni Bytyçi sulmohet në banesën e tij në Beograd – nga huliganët serbë. Përgjaket dhe alivanoset… Këtij i del në ndihmë ambasadori britanik duke i dhënë azilin politik në Londër.
Sot Bytyçi rron në Londër.
Disa ditë pas rrëmbimit të Hotit, në gazetën “Fakti” të Shkupit publikoj shkrimin për të dhe të burgosurit tjerë, më 3 qershor 1999.
Shkrimi me titull “Ku janë ata, cili është ‘trajtimi’ i tyre ?!”, i paralajmëruar në ballinë, del në afro dy faqe.
Botuesi i kësaj gazete, Emin Azemi, më pati thënë: Kur është fjala për Hotin, mos u kufizo, shkruaj çdo gjë që di për të.
Shkrimtari francez Emil Zola, më 1898 – dridhi Francën. Pas letrës së tij “AKUZOJ” – drejtuar Presidentit të shtetit, lirohet nga ishulli i djallit kapiteni fatkeq, hebraiku Alfred Dreyfusi.
Parisi brohoriti “Vive la justice” (Rroftë drejtësia).
Tjetër është Franca, tjetët Serbia.
Megjithëkëtë, BE e përkëledh Serbinë armike !
18 maj, 2020
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…