Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që drejtohet nga kongresmenti Eliot Engel, ka dalë në përkrahje të plotë të Kosovës, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i liberalizojë vizat për kosovarët.
“The @Europarl_EN is right. The #EU should extend visa liberalization to #Kosovo.” @EUCouncil @eukosovohttps://t.co/zKy747PiCw
— House Foreign Affairs Committee (@HouseForeign) September 27, 2019
Një reagim i tillë i Komitetit për Punë të Jashtme që drejtohet nga Engel ka ardhur pasi ditë më parë Komiteti LIBE i Parlamenti Evropian ka mbështetur edhe një herë Kosovën për çështjen e liberalizimit të vizave, shkruan Gazeta Express.
Nga ky institucion thonë se Bashkimi Evropian duhet të dëgjojë rekomandimin e Parlamentit Evropian dhe t’i liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës.
“ Parlamenti Evropian ka të drejtë. Bashkimi Evropian duhet t’ia liberalizojë vizat edhe Kosovës”, thuhet në reagimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.