KRYESORE

Shefi i Krimeve në Spanjë ishte ‘blerë’ nga shqiptarët në Dubai, Policia spanjolle kërkon ‘thasët’ me para

Spanjë- Óscar Sánchez Gil, ish-kreu i Njësisë së Krimit Ekonomik dhe Fiskal (UDEF), nuk punoi i vetëm. Oficeri i policisë, i njohur si ‘El Anodino’ për profilin e tij të ulët (aktualisht i burgosur në burgun Estremera) kishte një ekip personash që punonin për të pastruar paratë që ai merrte nga operacionet e paligjshme që lidhen me trafikun e drogës. Sipas mediave të huaja, hetuesit e kanë çuar në 6 numrin e personave të arrestuar për këtë çështje.

Në pranga janë vendosur vetë Gil, bashkëshortja e tij R.P. (gjithashtu police), kunata e tij Yolanda R.P dhe 3 burra të tjerë që ishin të angazhuar në pastrimin e parave. Nuk përjashtohet mundësia që edhe këtë javë të ketë të arrestuar të tjerë.

Në këtë fazë hetimi janë kryer hyrje dhe kontrolle në shtëpi të ndryshme në Barcelonë dhe Madrid. Hetuesit besojnë se ish-kreu i UDEF-it fsheh rreth 27 milionë euro në një tjetër pronë në kryeqytet. Kjo shumë pritet që t’i bashkohet asaj prej 20 milionëve që tashmë janë vendosur në sekuestro. Po ashtu, ka dyshime se ai fsheh edhe 15 mln euro të tjera në kriptovaluta, por është e pamundur që të gjurmohen.

Sipas mediave të huaja, në Emiratet e Bashkuara Arabe mendohet se është një pjesë e mirë e parave që janë fituar nga operacionet e trafikut të drogës të kryera nga ai që njihet si “Karteli Ballkanik”, një organizatë mafioze shqiptare dhe përgjegjëse për operacionet më të mëdha të hyrjes së kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut në vitet e fundit. Hetimet për lidhjet e shqiptarëve me Gil nisën pasi u kap sasia më e madhe ndonjëherë e kokainës në Spanjë. 13 ton drogë që vinte nga Ekuadori u gjetën në një kontenier në portin e Algeciras. Droga ishte e fshehur ndër banane dhe i përkiste grupit të shqiptarëve, ndërsa i përfshirë ishte edhe Óscar Sánchez Gil.

Burime pranë hetimit i thanë mediave spanjolle se përfshirja në këtë rrjet ishte burimi kryesor i të ardhurave për ‘Anodino’. Ai bashkëpunonte me mafiozët shqiptarë dukë i ndihmuar që të zbarkonin “mallin” në portet spanjolle pa u zbuluar nga Policia. Pra nga vetë ai dhe nga kolegët e tij. Pozicioni i pushtetit dhe informacionit që Sanchez Gil merrte nga posti i tij, e bënte që shqiptarëve t’u jepte të dhënat që u duheshin që të mos kapeshin dhe ta fusnin drogën në Spanjë. Në këmbim, ai merrte deri në 1 milion euro për çdo dërgesë.

Nuk ka asnjë marrëveshje

Çifti i policëve aktualisht ndodhet pas hekurave. Óscar dhe gruaja e tij kanë dy vajza të mitura. Siç raportohet nga El Confidencial dhe konfirmohet nga El Periódico de España, hetuesit i kishin propozuar një marrëveshje Sanchez Gil: nëse ai do të pranonte se ku i fshihte paratë,  do të caktonin lirim të përkohëshëm për të dhe gruan e tij në mënyrë që të kujdeseshin për vajzat. Pra do vazhdonte që të hetohej në gjendje të lirë. Por Sánchez Gil përfundoi duke refuzuar ofertën.

Megjithatë, dyshohet se një pjesë e madhe e parave të marra mund të fshihen në Dubai. Dhe ky është një problem, pasi vendi i Emirateve të Bashkuara Arabe nuk bashkëpunon me vendet e tjera për hetimet dhe as për ekstradime.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

13 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago