Aktori Robert Deniro ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një video të një nëne kurdë, emri i të cilës në është bërë i ditur, e cila është arratisur pas sulmit turk në Siri.
“Burri qëndroi pas meje, dhe unë nuk e di nëse ai ishte gjallë. Çfarë kërkon Erdogani nga ne? Unë e mora trupin e vajzës time dhe u largova. Çfarë dëshiron ai?”, thotë ajo me lot para kamerës.
Sipas saj, SHBA i ka shitur, ndërsa Turqia po i vret fëmijët.
“Amerika na ka shitur në Turqi, Turqia po vreet fëmijët tanë. Ku janë të drejtat e popullit kurd? Ku janë të drejtat tona? A nuk jemi ne njerëz sepse ne jemi kurdë dhe flasim gjuhën kurde?
Shikoni atë! Unë mbaj trupin e vajzës time, nuk kam ku të shkoj, nuk kam ku të jetoj! Ku të shkoj? Çfarë kërkon Erdogani nga ne? Pse nuk bëri asgjë, ndërsa Shteti Islamik po sulmonte kurdët dhe po mbyste fëmijët tanë?”, thotë ajo.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…