POLITIKE

Amerika ultimatum Ukrainës: Po nuk na dhatë mineralet, iu heqim Starlink-un

Zyrtarët amerikanë mund të bllokojnë aksesin e Ukrainës në shërbimin satelitor Starlink të Elon Musk, nëse autoritetet ukrainase nuk i ofrojnë akses Shteteve të Bashkuara në rezervat e mineraleve kritike, raporton Reuters.

Ky kërcënim vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy refuzoi një propozim fillestar të paraqitur nga sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent, për dhënien e mineralave të rralla në këmbim të ndihmës ekonomike për luftën.

Gjatë një takimi mes të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, dhe presidentit Zelenskiy të enjten, Ukraina thuhet se u paralajmërua për një mbyllje të mundshme të Starlink nëse nuk arrihet një marrëveshje për burimet minerale.

Një burim për Reuters e përshkroi varësinë e Ukrainës nga ky sistem si kritike, duke thënë: “Ukraina funksionon me Starlink. Ata e konsiderojnë atë Yllin e Veriut”.

Negociatat duket se janë përqendruar në kërkesën e Washingtonit për qasje në rezervat e pasura të Ukrainës, si grafiti, uraniumi, titani dhe litiumi. Këto burime konsiderohen si strategjike për prodhimin e baterive të makinave elektrike dhe teknologjive të tjera të avancuara.

Zelenskiy ka refuzuar propozimin e administratës së presidentit Donald Trump, i cili kërkonte një marrëveshje për pasuritë minerale me vlerë prej 500 miliardë dollarë, në këmbim të ndihmës financiare të vazhdueshme amerikane për Ukrainën.

Presidenti ukrainas ka kërkuar që çdo marrëveshje të ofrojë garanci të qarta sigurie, kërkesë kjo që SHBA-ja nuk e ka plotësuar ende.

Starlink u ofrua fillimisht për Ukrainën nga Elon Musk në vitin 2022, për të zëvendësuar rrjetet e komunikimit që u ndërprenë pas pushtimit rus.

Sistemi ka luajtur një rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake të Ukrainës, duke përfshirë përdorimin e dronëve, një komponent kyç i strategjisë mbrojtëse të vendit.

Analistët paralajmërojnë se humbja e aksesit në Starlink do të ndikonte rëndë në aftësinë e Ukrainës për të mbajtur komunikimet në fushën e betejës.

Melinda Haring, analiste e lartë në Këshillin Atlantik, e përshkroi sistemin si një “ndryshues të lojës,” duke vënë në dukje se Ukraina ka arritur një barazi me Rusinë për sa i përket luftës me dronë dhe aftësive të artilerisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago