BREAKING NEWS

Amerikanët arrestojnë spiunin kinez, maskohej nën petkun e ciceronit turistik – por mblidhte informacione të cilat ua dorëzonte kinezëve

Shtetasi amerikan me prejardhje kineze Xuehua “Edward” Peng është arrestuar në San Francisco, nën dyshimin se ka punuar si spiun për qeverinë kineze.

Peng punonte si ciceron turistik dhe të njëjtën kohë si agjent i qeverisë kineze, duke grumbulluar materiale të besueshme për sigurinë nacionale të SHBA-ve gjatë periudhës 2015-2018, transmeton Telegrafi.

Peng është arrestuar gjatë të premtes së kaluar në Hayword të Kalifornisë ka njoftuar zëdhënësi i këtij vendi.

“Akuzat që rëndojnë mbi të janë konfirmuar sot. Ai kishte mbledhur dokumente sekrete sa i përket sigurisë kombëtare në SHBA, të cilat ia kishte dorëzuar qeverisë kineze”, ka deklaruar gjyqtari amerikan David L. Anderson gjatë një konference për media.

“Një qytetar amerikan ka shërbyer si agjent për Republikën Popullore të Kinës, duke punuar kundër interesave të Shteteve të Bashkuara këtu në Kaliforni”, ka shtuar ai.

Peng raportohet se punonte për MSS, agjenci e inteligjencës kineze. Në anën tjetër gjyqtari Anderson ka bërë të ditur se Peng mblidhte informacione të cilat më pas ia dorëzonte qeverisë kineze.

Xuehua Peng, 56-vjeç prezantohej në opinion si ciceron turistik që shoqëronte grupe të turistëve nëpër San Francisco. E pasi u arrestua nga autoritetet amerikane të sigurisë, nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri në 10 vite burgim për spiunim.

Gjatë hetimeve ai është filmuar nga autoritetet e sigurisë duke qëndruar në një dhomë hoteli, nga e cila përgatiste materialin të cilin do t’ia dorëzonte qeverisë kineze. E pikërisht këto pamje që janë publikuar nga Ministria e Drejtësisë, kanë bërë që ai të përfundojë prapa grilave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

52 minuta ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago