POLITIKE

Amerikanët i thanë “kujdes” , kush është politikani në Tiranë që u planifikua të vritej nga iranianët

tetor 2018 gazeta amerikane “Washington Times” shkruante në një investigim se, “Irani i ka kthyer ambasadat në Austri, Shqipëri dhe në Irak në vende ku planifikohen sulme terroriste”.

Duke u bazuar tek një raport, WT shkruante se Gholamhossein Mohammadnia, ambasadori iranian në Shqipëri është në fakt një zyrtar i lartë Ministrisë Iraniane të Inteligjencës, i maskuar si diplomat. Ai u caktua si ambasador në vendin tonë në vitin 2016 dhe u dëbua në 2018.

Gazeta citon një raport me 57 faqe të MEK, ku renditen edhe emrat e disa “diplomatëve” iranianë, të cilët punojnë sipas të dhënave të opozitës iraniane në Shqipëri, si agjentë të infiltruar:

– Assadollah Assadi. I vendosur në ambasadën iraniane në Vjenë si një “këshilltar”, është ekspert për vendosjen e eksplozivëve dhe udhëhoqi operacionet kundër amerikanëve në Irak nga 2004 deri në 2008. Autoritetet europiane e arrestuan Assadin në korrik 2018 për planifikimin e një sulmi terrorist kundër disa anëtarëve të opozitës iraniane në Paris.

– Reza Amiri Moghadam. Sipas raportit, kreu i njësisë së operacioneve të MOIS-it është vendosur jashtë shtetit si “diplomat”. Ai është figura kryesore e operacionet terroriste të regjimit jashtë Iranit, veçanërisht në Europë dhe në SHBA”, shkruan WT.

– Iraj Masjedi. Ambasadori iranian në Irak është ish- komandant i ushtrisë iraniane. Ai është në të vëetetë këshilltari kryesor i komandantit të Gardës Revolucionare të Iranit dhe kontrollon milicitë shiite në Irak.

Pas WT, edhe televizioni amerikan “Fox News” raportoi se Shqipëria është kthyer në një nga objektivat kryesore të regjimit islamik pasi strehoi, më shumë se 3,000 disidentë të lartë iranianë, në vitin 2016. Sipas këtij raportimi, një nga politikanët shqiptarë që ishte planifikuar të vritej dhe për këtë të fajësohej MEK, ishte ish-kryeministri Pandeli Majko.

Ky i fundit ka marrë pjesë në disa aktivitete të MEK. I intervistuar nga “Fox News”, Majko, pranoi se rreth mesit të vitit 2018, zyrtarët amerikanë e kishin paralajmëruar se duhet të rriste masat e sigurinë për mbrojtjen e tij.

Majko ka bërë gjithashtu të ditur për median amerikane se pak kohë pas këtij paralajmërimi, ai kishte marrë një kërcënim me jetë. “Nuk kam frikë- u shpreh ai- Edhe pse se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago