Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan se i kanë çliruar mbi 20 vendbanime në Kharkiv, derisa trupat u futën brenda 50 kilometrave, raportoi BBC-ja të enjten.
Këtë e bëri të ditur zëvendësshefi i Departamentit të Shtabit të Përgjithshëm, Oleksiy Gromov, duke deklaruar se operacione po vijojnë edhe më tej.
“Operacionet janë duke vazhduar në një numër vendbanimesh”, shtoi ai.
Gromov deklaroi se kanë çliruar edhe toka në rajonin e Buzit jugor, derisa përparim u shënua edhe në Oblast. Në mesin e një sërë fshatrash të çliruara është Visokopilya, ku javëve të fundit pati luftime të ashpra.
Sipas ekspertëve të luftës, Ukraina shënoi suksese të dukshme ditëve të fundit në fushëbetejë. Përparimi është rritur në të gjitha frontet, e trupat ukrainase nuk kanë shënuar humbje të mëdha, për dallim prej forcave ruse.
Ukraina pretendon se mbi 50 mijë ushtarë rusë janë vrarë qëkur nisi lufta (24 shkurt).
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…