FOTO&VIDEO

Amerikani “lëvdon” Gylenin, klerikun që Ankaraja e quan terrorist

Një klerik mysliman turk, tepër në zë, jeton prej vitesh në Pensilvani të Amerikës.

Prej atje, Fetullah Gylen udhëheqë lëvizjen Hizmet, ithtarë të së cilës ka edhe në Kosovë.

Se këtyre të fundit, sikur edhe shumë tjerëve në glob, u duhen predikimet e turkut që jeton në shtetet e bashkuara, e të clin Ankaraja po kërkon ta ekstradojë, ka vendosur ta thotë historiani amerikan Jon Pahl, me një libër, të cilin, të përkthyer në shqip. Atë e promovoi të martën, edhe në Prishtinë. Autori nuk ngurroi ta arsyetojë Gylenin, të cilin Ankaraja e shpalli terrorist, pas ngjarjeve të korrikut 2016, të cilat qeveria turke i konsideroi si grushtet të iniciuar nga lëvizja Hizmet.

“Qëllimi i Gylenit ishte të zvogëlohej dhuna dhe të rritet toleranca. Ai ka qenë ndër të parët që dënoi terrorizmin islam, ai vetë e quajti Osama Bin Ladenin monstrum, dhe ka thënë shpesh se një musliman nuk mund të jetë terrorist dhe një terrorist s’mund të jetë mysliman. Gyleni kurrë s’ka avokuar për dhunë, përkundër përpjekjeve të qeverisë turke që thurën rrena për të.” – tha John Pahl, historian i fesë.

Sa herë i erdhi rasti, Pahl i quajti guximtarë ata që morën pjesë në këtë promovim, duke e ndërlidhur këtë me arrestimin, e më pas edhe deportimin nga Kosova në Ankara të 6 shtetasve turq, mësues pro-gylenistë, më 2018. Ai tha se nuk ka frikë se mund të arrestohet pas kësaj ngjarje.

“E di historinë, dhe e di se çfarë po bëj dhe si po veproj, dhe jam në duar të sigurta këtu me miqtë e mi. Dhe unë thash se ju jeni guximtarë që erdhët këtu, e si mund të pres nga ju të jeni të guximshëm nëse unë vetë nuk jam.”

Amerikani u pyet nëse me lejimin e këtij promovimi të librit për jetën e Gulenit, Kosova mund t’i prishë raportet me Turqinë. Përgjigje direkte nuk dha, por presidentit të shtetit euroaziatik nuk ia ndau akuzat.

“Diktatorët bëjnë atë që diktatorët e bëjnë gjithandej. Nëse populli i bindet diktatorit dhe vepron në konformitet me atë që diktatori kërkon atëherë diktatori fiton. Nuk ka prova për atë që thuhet se ka ndodhur në Turqi, ajo është një gënjeshtër e madhe Orwelliane.”

Krejt këtë ngjarje nuk e xhiroi kameramani i një agjencie shtetërore turke.

Ai u nxor jashtë, nga sigurimi, pjesëtarë të të cilit u panë të vëmendshëm gjithë ngjarjen.

Të pranishëm këtu qenë edhe struktura të sigurisë shtetërore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago