Analsiti polak: Dodik do shkëputjen nga BeH, shqetësues dërgimi i të rinjve në ushtrinë e Serbisë

Analisti polak Jakub Bielamowicz në një postim në X ka shprehur shqetësimin e tij për një ndarje të Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina.

I njohur për analizat e tij për Ballkanin, shpreh shqetësimin e tij për njerin i Kremlinit në Bosnje dhe Hercegovinë Milorad Dodik dhe kërkesën për shërbimin ushtarak të të rinjve të RS-së në Serbi.

“Secesionisti serb i Bosnjës, i lidhur me Kremlinin, Dodik kërkon të mundësojë shërbimin ushtarak për serbët e Bosnjës në ushtrinë serbe. Dodik gjithashtu planifikon të përdorë presidencën e Trump ose për t’u kthyer në “Dejtonin origjinal” ose “të shkëputet në mënyrë paqësore” nga Bosnja dhe Hercegovina”, ka shkruar ai.