Andrew Tate shfaqet i transformuar, deklarata befasuese: Kërkojnë të më helmojnë

Andrew Tate po refuzon kujdesin e mjekëve pasi fytyra e tij u fry nga një reaksion për të cilën ai ka frikë se mund të ketë qenë një helmim.

Së fundmi Andrew postoi në Twitter një video duke u ankuar për ënjtje në lëkurën e tij, me pamjet që grumbulluan miliona shikime.

“Fytyrë e fryrë”, shkroi ai në një postim në Twitter. “Presioni i gjakut është i lartë. Lëkura në zjarr. Vështirë për të marrë frymë. Një lloj reagimi i rëndë ose helm. Vetëm kafe dhe ujë deri më tani sot. Të gjitha u shfaqën në 5 minutat e fundit.”, shtoi ai.

Tate këmbënguli se nuk do të merrte ilaçe për shkak të frikës se një mjek do ta vriste me injeksione.

Andrew nuk është alergjik ndaj asgjëje”, thuhej në një postim. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ka pirë vetëm ujë dhe kafe sot. Ose një pickim insekti ose ndonjë çmenduri e sulmit matricë në ujin e tij në shishe. Ai po refuzon mjekët dhe po fokusohet te çaji dhe frymëmarrja. Do t’ju mbajë të gjithëve të përditësuar.

Ish-kampioni i botës në kikboks është aktualisht nën arrest shtëpiak në shtëpinë e tij në Bukuresht, pasi u lirua nga paraburgimi në Rumani muajin e kaluar.