Tre shqiptarë janë arrestuar teksa kanë sulmuar një shtëpi në veri të Londrës që ishte shndërruar në një depo të sofistikuar të drogave nga kriminelët rumunë. Sipas mediave angleze, tre shqiptarët në momentin e arrestimit ishin të armatosur me pistoleta e me hanxharë.
Mediat britanike kanë publikuar edhe emrat e të arrestuarve ata janë, Azen Dajci, 26 vjeç, i cili drejton një Mercedes të artë me targa HEII BOZ, mori pjesë në bastisje së bashku me të tjerët përfshirë Fabion Kuci, 27 vjeç, dhe Ardi Sheta, 18.
Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe Tasered, Dajci, u përpoq të ikte, por nuk ja doli. Tre persona u arrestuan ndërsa të tjerët arritën të shpëtojnë edhe pse u ndoqën nga policia.
Sipas, Sunday Express të tre të arrestuarit i përkasin grupi famëkeq në Londër, ‘HellBanianz’, për të cilët kjo media publikoi imazhe të bandës pozonin me para, makina, armë dhe kanabis.
Banda, e cila ka origjinë nga Barking, ka marrë përsipër tregtinë fitimprurëse të kanabisit dhe ka lidhje me kartelet e kokainës.
Sipas mediave në Angli dhe prokurorit të çështjes ata u përpoqën të largohen me automjetet e tyre, Peugote, BMW dhe Benzin ngjyrë floriri.
Ndërsa për makinën që u largua ai tha: U fut në kundravajtje dhe ishte shumë e rrezikshme që ta ndiqnim.
Christopher Hewertson: Grupi kishte marrë informacion që kjo ishte një fabrikë që vlente qindra mijëra dollar. Ata hynë nga dera e pasme dhe filluan që të prisnin kanabisin dhe ta fusnin në qese të zeza. Por u detyruan që të largoheshin duke lënë pas dy qesë dhe një hanxhar. Kuci dhe Dajci u ndaluan. Dajci tentoi që të arratisej dhe fshehu armën poshtë një makine të parkuar.
Ndërsa për makinën që u largua ai tha: U fut në kundravajtje dhe ishte shumë e rrezikshme që ta ndiqnim.