KRYESORE

Anijet luftarake iraniane provokojnë ato amerikane në Gjirin Persik

11 barka të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ju afruan shumë afër anijeve të Marinës Amerikane në Gjirin Persik ka njoftuar Ushtria Amerikane të mërkurën duke e vlerësuar incidentin si “të rrezikshëm dhe provokues”.

Sipas njoftimit të anijet iraniane ju kishin afruar në një distancë të rrezikshme gjashtë anijeve luftarake amerikane derisa këto po operacione të përbashkëta me ato të ushtrisë amerikane në ujëra ndërkombëtare.

Në një moment një prej anijeve iraniane ju afrua anijes amerikane US Maui në distancë prej 10 metrash. Anijet amerikane i tërhoqën vërejtjen disa herë anijeve iraniane.

Iranian Islamic Revolutionary Guard Corps Navy (IRGCN) vessels conducted unsafe and unprofessional actions against U.S. Military ships by crossing the ships’ bows and sterns at close range while operating in international waters of the North Arabian Gulf. US Navy

“Veprimet provokatore dhe të rrezikshme të Gardës Islamike shtuan rrezikun e përplasjes dhe nuk ishin në akordim me konventat e pranuara ndërkombëtare” thuhej në deklaratën Marinës Amerikane.

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, tha se e kanë diskutuar incidentin me Pentagonin dhe se po vlerësojnë se si të komunikojnë më së miri pakënaqësinë e tyre me ngjarjen që ndodhi.

Iranian Islamic Revolutionary Guard Corps Navy (IRGCN) vessels conducted unsafe and unprofessional actions against U.S. Military ships by crossing the ships’ bows and sterns at close range while operating in international waters of the North Arabian Gulf US Navy

Derisa incidente të tilla ishin të zakonshme deri në vitin 2017, ato kishin ndaluar pas kërcënimeve të Presidentit të ri amerikan Trump. E tani ky incident vjen pas shtimit të tensioneve mes dy vendeve. Në disa raste anijet e Marinës Amerikane kishin hapur zjarr si paralajmërim kur anijet iraniane afroheshin shumë afër./ Metro


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

29 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago