Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po ankohet se ka mbetur pa punë.
Për Haradinajn të jesh kryetar partie nuk është një vend pune, mirëpo i bie të jesh i angazhuar dhe i papunë.
“Unë sot jam i papunë, personalisht nuk jam as deputetet, jam kryetar partie, kam angazhim por se kam një vend pune”, tha Haradinaj.
Haradinaj këto komente i bëri në RTV Dukagjini teksa arsyetoi përfshirjen e partisë në koalicion me LDK’në për formimin e Qeverisë Hoti.
Kreu i AAK’së thotë se hyn në koalicion për të shpëtuar Kosovën e cila u gjet në një kohë të vështirë përballë pandemisë, e cila po rrezikon seriozisht ekonominë e vendit dhe njerëzit e vendit.
Ai tha po ashtu se si gjithë njerëzit edhe ai frikësohet nga virusi COVID-19, sipas tij nuk duhet bllokuar e gjithë jetesa, por që njerëzit duke pasur kujdes vazhdojnë edhe jetën.
Ish-kryeministri tha se është absurde të mos lejohet qarkullimi pas orës 22:30, pasi njerëzit automatikisht po detyrohen të mblidhen më tepër para kësaj ore dhe është pro-mbajtjes së dasmave në Kosovë.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…