Në adresimin për publikun dhe qytetarët serbë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka fol për gjendjen aktuale, zhvillimin ekonomik, problemet dhe vështirësitë me të cilat do përballen por edhe për mini-Shengenin, shkruan “Alo”.
Lidhur me mini-Shengenin përkatësish a i konvenon iniciativa më së shumti Serbisë, Vuçiq ka thënë se “Iniciativa iu konvenon të gjithëve. E vetmja me të cilën nuk kemi suficit është Hungaria, kjo flet për ne si vend serioz. A i konvenon Shqipërisë dhe Maqedonisë, natyrisht se po edhe BiH do ta kishte tri herë më vështirë nëse nuk hyn në Shengen. Ata nuk mund të thonë asgjë kundër kësaj sepse janë vlera evropiane, por nuk duan që ballkanasit të marrin çështjet në dorë. Patriotët e mëdhenj humbën Kosovën edhe Malin e Zi, ndërsa tradhtari Vuçiq ia doli që Serbinë ta nxjerr nga gremina, që 17 vende të tërheqin njohjen e Kosovës. Sot Serbia është shtet stabël dhe e di ku shkon, e dinë se shteti serb po punon mirë”.
Ndërsa lidhur me ngjarjet në Malin e Zi dhe nëse Beogradi është bastion i Gjukanoviçit ai nënvizoi se: “Nuk mendoj se kjo ka lidhje me Gjukanoviç, por me qëndrimin se Serbia për të gjitha është fajtore. Dy janë pozicionet e dëmshme se Serbia është gjithnjë fajtore. Na sulmoi Komshiq dhe pastaj edhe Dodik, njëri se sulmojmë BiH, tjetri se sulmojmë RS. Pse jemi ne fajtor, kam biseduar me Gjukanoviç , por ka edhe ana tjetër për reagimin e ashpër. Po harrojnë Kosovën dhe çfarë duhet të bëjmë”.