Profesoi Blerim Latifi i ka numëruar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëpër shtatë zonat e saj gjatë luftës në Kosovë, e që në përfundim i dalin 13 mijë e 500.
Në emisionin ‘Pressing’ në T7 teksa po diskutonin për numrin e vërtet të veteranëve të luftës, Latifi i ka numëruar ushtarët nëpër të gjitha zonat, ku zona operative e Dukagjinit e cila ka qenë më e madhja, sipas Latifit në pikun e saj ka pasur 3 mijë deri në 3 mijë e 700 ushtarë.
“UCK i ka pas 7 zona, këto zona kanë pas madhësi të ndryshme, varësisht prej specifikave që i kanë pas. Zona më e madhe ajo e Dukagjinit, e cila realisht, në pikun e mobilizimit nuk ka pas më shumë se 3 mijë deri në 3 mijë e 700 luftëtarë. E dyta ka qenë zona operative e Drenicës, në pikun e saj i ka pas 2500 deri në 2700 luftëtarë.
E treta ka qenë zona e Pashtrikut e cila maksimumi i ka pas 2 mijë luftëtarë. Zona e Llapit e cila maksimumi i ka pas 1500 luftëtarë. Zona operative e Shalës nuk i ka pas më shumë se 900 luftëtarë. Zona e Nerodimes nuk i ka pas më shumë se 500 luftëtarë. Zona e Karadakut dyfish më pak”, tha Latifi.
Ai po ashtu i ka numëruar edhe ushtarët e Brigadës 138 dhe të njësisë që kanë sulmuar në Pashtrik.
“I kemi edhe dy njësi tjera, që është brigada 138, e cila i ka pas 1700 ose 1800 luftëtarë si dhe njësitet e UCK që kanë sulmu në Pashtrik, në maj të 99-së e cila sillet rreth 1 mijë luftëtarë”.
Latifi tha se piku i ushtarë ka qenë vera e vitit 1998, ndërsa thotë se UÇK-ja nuk ka pasur kurrë më shumë se 113 mijë e 500 ushtarë.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…