Në ditën kur SHBA kishte parashikuar se Rusia do të sulmonte Ukrainën, parashikim që nuk doli, forcat ushtarake të këtij vendi zhvilluan një stërvitje masive, ku u përdorën armatime të rënda.
Një ndër armët më të veçanta të përdorura në këtë stërvitjen ishin antitankët që iu dhuruan Ukrainës nga Britania e madhe si pjesë e përpjekjeve të perëndimit për të ndihmuar këtë shtet që të mbrohej nga ndonjë sulm i mundshëm.
Reuters shkruan se pavarësisht njoftimit se Rusia ka nisur tërheqjen pranë kufirit, sërish janë më shumë se 150 mijë trupa ruse të grumbulluara.