POLITIKE

Anton Quni i thotë Kurtit që nëse brenda orës e kthen Veliun në pozitë dhe reflekton për taksën, LDK tërheqë mocionin

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se kryeministri i Kosovës, shkarkoi në mënyrë të njëanshme Agim Veliun duke thënë se edhe ata që ishin përkrahës të këtij koalicioni tani kanë mbetur me duar të lidhura.

Mirëpo Quni ia ka dhënë edhe një mundësi Kurtit, që brenda një ore të rishikojë vendimin e tij për Veliun dhe të reflektojë për taksën, në mënyrë që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë të tërhiqet, shkruan Reporteri.net.

Quni ka thënë se nëse Kurti vendosë të reflektojë, ai  personalisht do të bëjë çmos që të bisedojë me kreun e LDK-së dhe deputetët e partisë që të tërhiqet mocioni.

“Edhe ne që ishim përkrahës të këtij koalicioni na keni keni brengosë, nuk di çka të kërkoj te deputetët të kërkojnë ta votojnë apo jo. Por unë ende kam një shpresë. Ju e kishit një mundësi nga Mustafa, nuk e di sa e keni marrë në konsideratë, ku ai iu kërkoi ta rishikoni vendimin. Albin është një ofertë që duhesh me pasë mirë në konsideratë. Është një mundësi e mirë, do e bëj të pamundurën që pasi të mirret pauza me urgjencë do ta takoj Mustafën dhe do të bisedoj me deputetët që ta tërheqin mocionin nëse ju e ktheni Veliun dhe reflektoni në lidhje me taksën”, ka thënë Quni.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

22 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago