POLITIKE

Anton Quni: Ne vulosëm fitoren e Haskukës, ai sot vendosi të rrugëtojë pa ne Marcel Lekaj

Mytaher Haskuka sot i dha fund koalicionit me LDK-në në Prizren, pasi që LDK-ja nuk mori pjesë në seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Asamblesë Komunale, kështu opozita e rrëmbeu këtë pozitë, e kryesues u zgjodh asambleisti i PDK-së, Sulltan Badalli.

Menjëherë pas seancës, kryetari Mytaher Haskuka njoftoi se tash e tutje do të vazhdojnë qeverisjen pa LDK-në.

Anton Quni, kryetar i degës së LDK-së në Prizren, në një postim ka thënë se grupi i kuvendarëve të LDK-së në koordinim me atë nuk kanë marrë pjesë në këtë seancë.

“Kemi kërkuar nga partneri ynë që të bëjmë shpërndarjen e përgjegjësisë me bindjen se kjo do ta rriste performancën dhe efikasitetin e shërbimeve karshi qytetarëve prizrenas“, thotë Quni, duke iu referuar kërkesës së LDK-së për një drejtori më shumë nga tre sa kishte deri më sot.

Quni thotë se kërkesat për balancimin e përgjegjësisë ishte në proporcion me përfaqësimin që LDK ka në Kuvendin Komunal.

“Ishim ne që i vulosëm fitoren e kryetarit Haskuka, i cili sot vendosi që tash e tutje të rrugëtoi pa ne“, përfundon Anton Quni duke e falënderuar Haskukën për bashkëpunimin.

Quni e Haskuka kohëve të fundit janë takuar disa herë, madje duke iu dërguar edhe porosi subjekteve të tyre të marrin shembull bashkëqeverisjen e tyre në Prizren, përderisa LDK dhe LVV po negocionin për formimin e Qeverisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago