POLITIKE

Anulohet mbledhja e Qeverisë, ka mospajtime për taksën në mes LVV dhe LDK

Mospajtimet rreth asaj nëse duhet të hiqet taksa apo jo, në mes të dy partnerëve të koalicionit qeverisës LVV dhe LDK, kanë bërë që të anulohet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës e paralajmëruar që të mbahej sot në orën 16:00.

Sipas burimeve të Gazetës Express mbledhja e sotme nuk do të mbahet për shkak të dallimeve në qëndrime mes dy partive që bashkë qeverisin rreth taksës 100%.

Në njoftimin e lëshuar sot gjatë ditës për këtë mbledhje të qeverisë nuk ishte dërguar fare as rendi i ditës.

Zyrtar të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës përfshirë edhe kryetarin Isa Mustafa janë shprehur pro heqjes së taksës dhe vendosje të reciprocitetit vetën në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu nga LDK’ja kanë bërë thirrje që të largohen vendimet të cilat pengojnë vazhdimin e dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë.

Ndërkohë qëndrim të pandryshueshëm vazhdon të mbanë Lëvizja Vetëvendosje në krye me kryeministrin Kurti, të cilët pavarësisht presionit dhe kërkesës së Washingtonit nuk dëshirojnë që ta heqin taksën.

Albin Kurti kryetar i kësaj partie ka thënë se taksa do të hiqet në momentin e parë që vendoset reciprociteti.

Megjithatë ky qëndrim është në kundërshtim të plotë me kërkesat e Përfaqësuesit Special Presidencial të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell prerë ka kërkuar që të hiqet taksa pa u vendosur reciprociteti. Heqjen e taksës e ka kërkuar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, pas një takimi që dje ka pasur me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago