Albania's Prime Minister Edi Rama (R) and Kosovo's Prime Minister Albin Kurti (L) attend a press conference in Tirana on February 11, 2020. - Kurti is visiting Tirana on his first visit out of Kosovo as prime minister. (Photo by Gent SHKULLAKU / AFP) (Photo by GENT SHKULLAKU/AFP via Getty Images)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dalë në mbrojtje homologut të tij në Kosovë, Albin Kurtit, për heqjen e taksës. Por, duke mbrojtur Kurtin, Rama ka sulmuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili ka vendosur tarifën ndaj mallrave serbe. Për këtë, ka reaguar zyrtari i VV’së, Arbër Zaimi. Ai po thotë se Rama s’ka nevojë ta mbrojë Kurtin nga Haradinaj
Përmes një statusi në Facebook, Zaimi ka shkruar se një kryeministër i Shqipërisë do duhej t’i bashkonte qëndrimet dhe strategjitë me Kosovën.
“Neve nuk na duhet Rama të na mbrojë nga Ramushi. Kemi qenë vetë opozitë e demonizuar padrejtësisht dhe e shtypur, dhe pjesë e ndryshimit që kemi dëshiruar është edhe sinqeriteti e hapja për bashkëpunim me opozitën, jo armiqësimi me të. Çfarë do të na ishte dashur e çfarë presim, jo nga personi, por nga çdo kryeministër i Shqipërisë, është bashkimi i qëndrimeve dhe strategjisë së Shqipërisë me Kosovën, sa i përket politikës ndërkombëtare”, ka shkruar ai.
Tutje Zaimi thotë se qeverisë nuk i duhet mbrojtja e opozitës. Sipas tij, nevojitet qëndrim i përvasgkët ndaj vendeve e projekteve armiqësore ndaj shtetësisë së Kosovës.
“Këto vende e projekte kanë fituar hapësirë, pikërisht duke shfrytëzuar moskoordinimin e shqiptarëve dhe prirjen e tyre që të “fitojnë pikë” para superfuqive duke u treguar sa më “bashkëpunues” me fqinjin, shpesh duke shkelur mbi vëllain, qoftë ai në krahun tjetër të pushtetit, qoftë në krahun tjetër të kufirit”, ka shkruar ai.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…