Ardian Krasniqi, nipi i Luanit fiton me nokaut

Boksieri shqiptar, nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, e ka fituar meçin për WBO Intercontinental, kundër boksierit nga Uganda, Saul Ivan Male.

Krasniqi meçin e fitoi në çerekun e parë me një goditje të fuqishme, ku kundërshtarin e rrëzoi në tokë pa i dhënë mundësi që të ngrihej, njofton Klankosova.tv.

Përveç Krasniqit, sonte titullin “IBO World Youth”, e fitoi edhe boksieri Eris Bajra, i cili e mposhti boksierin Raul Ugueton.

E, fitore mori edhe boksieri tjetër shqiptar, Altin Zogaj, i cili me vendim të gjyqtarëve fitoi kundër boksierit nga Tanzania, Joseph Maigwisya.