POLITIKE

Argumentet bindëse që jep Bamir Topi pse COVID-19 do ‘zhduket’ në maj…të padëgjuara më parë

Në cilësinë e profesorit në Biokiminë Molekulare, Bamir Topi në një intervistë për Report Tv ka dhënë argumente shumë bindëse se përse pandemia do të përfundojë në mes të muajit maj. Këtu nuk i referohet kurbës së shifrave të të infektuarve në Shqipëri, por logjikës dhe të shkuarës.

Topi thotë se referuar të gjithë viruseve që kanë “pushtuar” botën kanë pasur të njëjtin rrugëtim. Si fillim janë shfaqur në Azi, siç edhe ka ndodhur me COVID-19, më pas vijon në hemisferën veriore dhe SHBA-ja është e fundit nga shtetet e prekura. Gjithashtu edhe koha se kur nisin ka qenë e njëjtë. Që do të thotë, historikisht nga nisur në nëntor dhe ka përfunduar në mes të majit. Asnjë nga viruset në histori, thekson Topi nuk kanë shkuar përtej majit, e për pasojë parashikimet sipas tij janë që edhe me COVID-19 të ndodhë e njëjta gjë.

“Ka një lloj qetësimi, kursi ka filluar në Azi, ka kapur hemisferën veriore, ka arritur në fundit të nëntorit, ka mbërritur në Europë në janar, ka kapur SHBA në etapën e fundit dhe kjo ka përfunduar gjithmonë në mesin e maji. Nuk mbaj mend asnjë grip që të ketë vazhduar pas gjysmës së majit. Sjellja e viruseve në verë ka qenë e pakonsiderueshme. Në një betejë të pazakontë, njeriu ecën dhe me një logjik me mënyrën sesi vjen një virus. Mos mendoni se koronavirset janë të panjohura për njerëzimit. Familjet e këtij virusi janë zbuluar që në vitet 60. Për herë të parë, koronavirusët nëpërmjet metodës që konsiderohet ende moderne, zbulimi i titrave të imunitetit, është aplikuar nga një shkencëtar që ka punuar dhe një koleg i imi, Rajmond Ikonomi. Koronaviruset që japin simptoma në frymëmarrje, është i lidhur me veterinarinë. Kjo pandemi ka sjellë para njerëzimit, së para lidershipit botëror, që u gjend i papërgatitur, ndonjëherë ka qenë gati dilitanteske, se ai ka në dorë fatet e popullsisë globale. Nuk është parë komunikim i frytshëm me ekspertët. COVID-19 ka pësuar një mutacion që nuk e kanë familjet e koronavirusit. Jemi para një virusi të ri”, tha Topi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago