Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka komentuar takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, të martën në Greqi.
Cramon ka thënë se Vuçiq ka gjasa që është takuar me Zelenskyn vetëm për të bërë presion për mosnjohjen e Kosovës.
Më tej, Von Cramon beson që Zelensky nuk do të bëjë marrëveshje me Vuçiqin për mosnjohen e Kosovës.
“Saktësisht: ka shumë gjasa që Vuçiqi u pajtua që të takohej me Zelenskyn që kryesisht t’i bëjë presion Ukrainës: armë për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj që Zelensky e kupton se çfarë rreziku politik mund të përfshijë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë edhe në interesin e Ukrainës”, ka shkruar ajo në Twitter.
Ndërkohë, Vuçiq ka thënë se beson që Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës, kësisoj duke mos e njohur pavarësinë.
“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane. Ajo që unë mendoj është më shumë se të menduarit, jam pothuajse i bindur se nuk do të ketë asnjë ndryshim.” – ka thënë Vuçiq.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenesky është deklaruar për bisedën që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Greqi.
Zelensky ka thënë se me Vuçiqin ka pasur një takim të hapur, të sinqertë e frytdhënës.
Ai ka thënë se ka qenë një bisedë e mirë “respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve”.
“Një takim i hapur, i sinqertë dhe frytdhënës me Presidentin e Serbisë @AVucic. Bisedë e mirë për respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve. Për të ardhmen e përbashkët të kombeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane. Për zhvillimin e marrëdhënieve tona, kjo është në interesin tonë të përbashkët”, ka shkruar ai në Twitter.
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…