BOTA

Armët bërthamore në Poloni, Rusia në alarm: Rritet rreziku për një konflikt global

Destabilizuese dhe të rrezikshme. Kështu e cilësojnë mediat ruse ofrimin e Polonisë për të mirëpritur armatime bërthamore në territorin e saj.

Presidenti Andrej Duda deklaroi një ditë më herët se ishin të gatshme t’i hapnin dyert një mundësie të tillë, nëse aleanca do të vendosë të përforcojë kahun e vet lindor. Për këtë vendim, ai citoi kërcënimet në rritje që vijnë nga Rusia, e cila siç tha po intensifikon militarizimin e Kaliningradit dhe ka dislokuar armë bërthamore në Bjellorusi. Agjencia shtetërore e lajmeve Sputnik deklaroi se NATO shtonte rrezikun e një konflikti bërthamor globale. Sakaq, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov paralajmëroi më herët me veprime hakmarrëse.

“Ushtria do të analizojë situatën dhe nëse këto planet do të konkretizohen. Në çdo rast do të bëjmë gjithçka të nevojshme dhe do të marrim të gjitha hapat reciproke për të garantuar sigurinë tone”, tha Dmitry Peskov.

Në intervistën e tij një ditë më herët, presidenti polak Duda, bëri të ditur se ndarja e armatimeve nukleare kishte qenë në fokus të bisedimeve mes Polonisë dhe SHBA prej disa kohësh. Kryeministri Donald Tusk, i cili ndan pikëpamjet e Dudës sa i përket sigurisë kombëtare, tha më vonë për gazetarët se siguria dhe potenciali ushtarak i Polonisë janë prioritete të tij, por se duhet të diskutojë urgjentisht më presidentin, lidhur me sugjerimet e fundit. Tre shtete anëtare të NATO-s janë fuqi bërthamor; SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. Sipas programit të shpërndarjes së armatimeve, SHBA ka stacionuar baza bërthamore në vende si Belgjika, Gjermania, Italia, Holanda dhe Turqia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

14 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago