Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk duhen parë thjesht si një projekt turistik apo investim i huaj, por si pjesë e një rivaliteti më të gjerë gjeopolitik midis Turqisë dhe Izraelit.
Në një artikull të botuar në mediat turke, Karagül pohon se investimi i planifikuar nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, përbën shumë më tepër sesa një nismë ekonomike. Sipas tij, Sazani ka një rëndësi të veçantë strategjike për shkak të pozicionit të tij në hyrje të Adriatikut dhe historisë së tij si zonë me funksione ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë.
Ai e vendos këtë zhvillim brenda asaj që ai e quan strategjia izraelite e “rrethimit” të Turqisë. Sipas tij, pas bashkëpunimit të Izraelit me Greqinë dhe Qipron greke në Mesdheun Lindor, përpjekja për të fituar ndikim në Shqipëri përfaqëson zgjerimin e kësaj strategjie drejt Adriatikut.
Karagül shpreh shqetësimin se Shqipëria, një vend me lidhje tradicionale politike, historike dhe ushtarake me Turqinë, mund të shndërrohet në një arenë të re të konkurrencës strategjike midis dy vendeve. Ai sugjeron se pranimi i projekteve të tilla mund të ndikojë në ekuilibrat rajonalë dhe të krijojë kushte që, në afatgjatë, mund të dobësojnë praninë dhe ndikimin turk në territorin shqiptar.
Në analizën e Karagüitl, kryeministri Edi Rama paraqitet si një aktor që po afron Shqipërinë me interesat izraelite, ndërsa protestat kundër projektit të Sazanit interpretohen si shprehje e kundërshtimit ndaj asaj që autori e konsideron një transferim të interesave strategjike të huaja në territorin shqiptar.
Për Karagülin, rreziku kryesor është që Shqipëria të humbasë rolin e saj si partnere e afërt e Turqisë dhe të kthehet në një pikë mbështetjeje për interesat izraelite në Ballkan dhe Adriatik.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…