Në mesin e 38 personave të arrestuar për komplot nga autoritetet e Venezuelës është edhe shqiptari Enid Kasmi.
Nga 38 të arrestuarit, 21 janë shtetas venezuelas, ndërsa 17 të tjerë janë shtetas ukrainas, meksikanë.
Sipas mediave venezuelase, Kasmi merrte pagesa nga Shtetet e Bashkuara për të kryer veprime destabilizuese dhe të dhunshme.
Vetë presidenti Nicolas Maduro hodhi akuza ndaj mafias shqiptare kur tha se e kanë pasur plan për të sabotuar zgjedhjet rajonale dhe legjislative të dielën e ardhshme në vendin e Karaibeve. “Mafia shqiptare, që sundon Ekuadorin, dërgoi disa nga mercenarët e saj të trajnuar për të vendosur bomba në Venezuelë. Mafia shqiptare është kapur, i kemi, u janë sekuestruar tre telefona dhe po flasin”, tha ai.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabello , denoncoi një tentativë të re sulmi të kryer nga opozita ekstremiste venezuelase me qëllim destabilizimin e vendit dhe sabotimin e zgjedhjeve të planifikuara për të dielën, më 25 maj, të udhëhequr nga Iván Simonovis , ish-oficeri i FANB-së, Arturo José Gómez Morante dhe anëtarja e opozitës María Corina Machado .
Në një konferencë për shtyp të mbajtur zyrtari për sigurinë në Venezuelë tha se grupi prej tetë vetash vendas u kap me pajisje shpërthyese, “atë që ata e quajnë detonatorë elektrikë”.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…