Policia e Kosovës sot ka arrestuar afaristin Ridvan Muharremin për aferën e rezervave shtetërore. Po ashtu në pranga janë vënë edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë e Industrisë.
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ironizuar me arrestimin e Muharremit, i cili është edhe pronar i restaurantit “Bukë e Zemër”, duke thënë se veç në Kosovë “furragjia përzihet në biznesin e armëve”.
“Pse veq në Kosovë furragjia pretendon me u bo mafiash , po pse more Ridi nuk t’hollon petët e laknorit po perzihesh në kontrabandë boterore të armeve! Vjedhja në vaj kemi mirkuptim sepse vaji ka lidhje me burek! Por arme dhe laknor nuk kanë lidhje!”, ka shkruar ai.
Muharremi pas arrestimit është dërguar në Prokurori Speciale.