Një debat është zhvilluar në rrjetin social Twitter mes shefit të stafit të Presidencës, Blerim Vela dhe drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Petkoviq i reagoi Velës, pasi ky i fundit, pas arrestimit të M.B në veri tha se ‘banditët e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale’.
Petkoviq tha se Vela do të dëshironte të kishte reputacionin dhe respektin që Milan Radoiçiq ka tek serbët e Kosovës.
“Blerim Vela e ka inkurajuar veten që të përmend Milan Radoiçiqin në Tëitter, ai është kaq “trim”. Ai do të jepte gjithçka për të pasur, të paktën në këshillin e tij vendas, reputacionin dhe respektin që ka Radoiçiq tek të gjithë serbët në Kosovë. Lërini ëndrrat e një zyrtari të vogël PR të shkojnë.
Nuk do të mund të shkaktoni kaos dhe dhunë në veri të Kosovës”, shkroi Petkoviq.
“Petar, në vend që të denonconi djegien e veturave të serbëve vendas vetëm se i kanë të vetmet targa të ligjshme – RKS, ju veproni si mburojë politike për taktikat kriminale dhe terrorizuese të djalit tuaj Radoiçiq. Kosova veriore nuk është Sava Mala ku mund të mbretërojnë banditë dhe të mbeten të pandëshkuar!”.