Prej ditësh vendi ndodhet në luftë me zjarret që janë përhapur në zona të ndryshme.
Ndërkohë policia ka vijuar kontrollet për të identifikimin e autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme.
Këtë të hënë janë arrestuar dy persona. Në pranga ka rënë 23-vjeçari E.A., banues në Anabreg të Mallakastrës, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Çorrush.
Gjithashtu është arrestuar edhe 39-vjeçari M.B., banues në Fier pasi duke djegur mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur ullinj, dru frutorë si edhe hardhi.
Sakaq materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Informacion-Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Fier.
Vihen në pranga 2 shtetas, një në Mallakastër dhe një në Fier.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin E. A., 23 vjeç, banues në Anabreg, Mallakastër, pasi dyshohet se ky shtetas është autor i zjarrit në fshatin Çorrush, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 39 vjeç, banues në Fier, pasi duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur ullinj, dru frutorë dhe hardhi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.